Të dhënat sekrete/ Gazetarja: U zgjodh Gledis Nano për të përçuar një mesazh, edhe siguria e qytetarëve është prekur

Lidhur me hakërimin e sistemit TIMS nga hakerat iranianë gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, tregoi sonte në studion e Top Story të gazetarit Sokol Balla se pse u zgjodh ish-drejtori i Policisë, Gledis Nano.

“Janë cënuar të dhënat e ish-drejtorit të policisë që ndodheshin në TIMS. Informacione të tipit, sa herë ka aplikuar ai për certifikata, dokumente biometrike, hyrje-dalje, ora, targa, gjithçka që grupi i hakerave nuk kishte ku ti merrte veçse në TIMS.

Kjo shoi të gjitha dyshimet. Është zgjedhur personazhi për të përçuar këtë mesazh. Posta elektronike e tij ishte file mjaft i madh. Kishte edhe foldera të e-maileve të fshira, shënime në kalendar dhe gjithçka tjetër, që tashmë është në dorë të hakerave dhe gati 500 mln përdoruesve të rrjetit telegram. Shumica e ktyre email janë të klasifikuara si sekrete.

Janë info sensitive për sigurinë kombëtare dhe individë të veçantë.Nga ajo që kam parë, kishte edhe email të qytetarëve që denonconin lotari të paligjshme, ndërtime pa leje. Jeta e tyre është pasigurt. Siguria e tyre është e prekur. Ka çdo info, të dhëna hipoteka dhe banka në rrjetin Deep sea,” tha ajo./TOP CHANNEL

Back to top button
LAJMET E FUNDIT