A do bashkohen me grupin e Alibeajt për zgjedhjet lokale? Ja si përgjigjet Arben Ristani

Deputeti Arben Ristani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” ku ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
I pyetur nga moderatorja Elisa Gjerani nëse në primaret e ardhshme që selia blu do të zhvillojë para zgjedhjeve lokale, grupimi i Berishës do të bashkohet me atë të Enkelejd Alibeajt, ai tha se kjo nuk ka të bëjë me emra konkretë duke mos dhënë një përgjigje të qartë.
Ndër të tjera ai tha se do ketë shumë kandidatë që do të provojnë veten në këto primarë.
“Kjo nuk ka të bëjë me emra individësh. PD ka vendosur rregulla të reja me statutin e saj, një nga statutit më të mirë, inovativ, asnjë nga partitë e tjera nuk e ka. Është një nga më demokratikët. Ne jemi duke përgatitur një program si do zhvillohen primaret sepse zgjedhjet bashkiake janë në prag. Dhe primaret do zhvillohen së shpejti dhe duam të nxjerrim sa më shpejt kandidatët tanë. Varet nga dëshirat individuale, do ketë shumë kandidatura që do provojnë veten në primare.”- tha Ristani.