“Rama është kryehakeruesi”, Meta thirrje: Prokuroria të bëjë një hetim të thelluar për sulmin ndaj sistemeve të të dhënave

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur sot në një konferencë për shtyp, në lidhje me hakerimin e bërë ndaj sistemeve shqiptare nga Irani.

Ish-presidenti hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “kryehakeruesi”, pasi sipas tij mashtron qytetarët për pasojat e këtij sulmi.

Ai i bëri thirrje prokurorisë që të bëjë një hetim të thelluar dhe tepër serioz për këtë çështje, pasi është cënuar siguria kombëtare.

Meta: Kryehakerueësi i këtij sistemi është Rama. Kjo u provua nga dalja e të dhënave personale të gati 1 milion qytetarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral. Ishte Rama që publikisht mbështeti përmes kapjes së drejtësisë të gjithë këtë proces kriminal për të përmbysur vullnetin e populit në zgjedhjet e 25 prillit. Në dhjetor dolën numrat e celulrëve, rrogat dhe targat e makinave. Më pas dolën të dhënat e E-Albania. Më pas i godit sistemi TIMS.U godit edhe Aleti, një tjetër çudi, u godit edhe sistemi i Policisë së Shtetit. Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, janë hakeruar dhe servat e Policisë së Shtetit.

Rama duke e ditur kërkoi në 6 maj bankave kryerjen e shërbimeve përmes E-Albania. Gjë që u refuzua prerë nga banka e Shqipërisë e banka të tjera. hakerat kanë depërtuar në databazën. Ne kërkojmë që të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria të bëjë një hetim të thelluar dhe serioz në lidhje me menaxhimin e sigurisë së të dhënave. Cënimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur në vazhdimësi dhe për një kohë të gjatë. Rama vazhdon e mashtron, ka gënjyer për dimensionin që ka shkatuar sulimi kibernernetik. Më duhet t’u kujtoj se si president kam përmbsuhur të gjutha detyrimet e kia për të paralajëmruar qeverinë para se të niste agresioni i Ukrainës, lidhur me marrjen e masave nga sulmet kibernetike të sistemit tonë.U ka dërguar shkresë zyrtare institucionve gjithçka që ne ramë  dakord për përforcimin e këtyre masave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT