400 agjentë për kapjen e tyre/ Si u shkatërrua perandoria shqiptaro-italiane e drogës, kapen 300 mijë euro, prona e makina luksoze

Një ndër bandat më të rrezikshme, e drejtuar nga shqiptarë dhe italianë, këta të fundit të lidhur me “’Ndrangheta’”, që vepronin me bazë në Ibiza dhe vepronin edhe në Malaga, Barcelona dhe Tenerife, tashmë është në duart e policisë.

400 agjentë të përfshirë me dronë e metoda speciale, kanë vënë në pranga 32 persona, shqiptarë, italianë dhe hungarezë, ndërsa janë sekuestruar rreth 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi me 600 bimë marihuanë, sasi të konsiderueshme substancash të tjera.

Gjithashtu janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete luksoze. Gjithashtu janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona luksoze të përdorura për pastrim parash, bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, bllokues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.

Destinacioni i drogës ishte kryesisht Italia dhe Spanja dhe vinte direkt nga Amerika e Jugut. Anëtarët e kësaj organizate shquhen për përdorimin e dhunës, metoda si tortura, madje kanë kryer edhe vrasje në Itali.

Gjatë hetimeve është evidentuar mbajtja e armëve të zjarrit nga të ndaluarit në Ibiza. Disa nga anëtarët e saj me banim në Spanjë kanë qenë të lidhur me rastet e zhvatjes në Itali, përveç kryerjes së aktiviteteve të pastrimit të parave në Spanjë. Kjo organizatë, në këtë hetim, akuzohet për sekuestrimin e 1500 kilogramëve kokainë në provincën e Malagës, më 20 prill 2020.

Sa i përket organizatës shqiptare, e karakterizuar nga të njëjtat metoda të dhunshme si ajo italiane, vepronte kryesisht në ishullin Ibiza.

Të dyja organizatat investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikat ishulli Ibiza .

Back to top button
LAJMET E FUNDIT