Ku është vjeshta e “nxehtë”? Meta pas dështimit të protestës: Kemi nisur, po menaxhojmë padurimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në konferencën e sotme për mediat, lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita për këtë vjeshtë.

Meta nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se aktualisht sfida e tyre është që të “menaxhojnë padurimin e qytetarëve dhe ta kthejnë në një forcë për ndryshimin e Shqipërisë.”

Kujtojmë se protesta e fundit e thirrur nga Ilir Meta pak ditë ditë më parë pati një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve. Dështimin e protestës të mbajtur në landfillin e Sharrës, ku nuk ka incinerator e treguan më së miri fotot dhe videot nga vendngjarja. Ndonëse Meta tentoi ta shiste si sukses, paralajmërimet e tij për një protestë madhështore nuk ishin të arrira.

A keni planifikuar protestë?

Meta: Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin dhe interesin dhe revoltën. Ua kam thënë sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi që ta kthejmë në forcë dhe kështu do ndodhë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT