Lajme të mira për Shqipërinë, Izraelit i mungojnë dy sulmuesit kryesorë

Më 24 shtator, është planifikuar të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas një barazimi dhe një humbje në dy ndeshjet e para, tashmë kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo triumfin në të dyja sfidat.

Para ndeshjes me Izraelin, lajme të mira vijnë për Shqipërinë nga kampi kundërshtar. Manor Solomon, i cili na realizoi dy gola në ndeshjen e parë, do të mungojë për shkak dëmtimi.

Mungesë e rëndësishme për Izraelin, do të jetë edhe Zahavi, i cili ka pasur përplasje së fundmi me stafin e kombëtares dhe nuk është grumbulluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT