“Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës“/ Mediu del nga zyrat e SPAK-ut: U thirra për të dëshmuar për….

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është ndalur në një prononcim për mediat, pas daljes nga zyrat e SPAK-ut.
Ai ka deklaruar se është thirrur për të dëshmuar në lidhje me një çështje nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, por pa dhënë detaje të tjera. Ai shtoi se është thjesht një person që ka dijeni për këtë çështje.
“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që ka dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Për një hetim që është interes i SPAK. Kaq mund të them se është pjesë e hetimit.”, tha Mediu.
Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët në lidhje me hetimet për shpërdorim detyre në lduidhje me tragjedinë e Gërdecit, Mediu u përgjigj duke thënë: ‘Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK’.