Holanda i dorëzon kërkesën Brukselit: Pezulloni vizat shqiptarëve!
Holanda ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar në parlament, për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Në një letër të drejtuar komisionarit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkon që KE të konsiderojë kërkesën për pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
ezoluta u votua me 16 prill, në parlamentin holandez, ku mori 108 vota pro rikthimit të vizave dhe 42 kundër./E.B-dritare.net



