Rruga e re për të shkuar në Londër/ Ja si tentoi çifti shqiptar të mashtronte autoritetet në aeroport

Dy persona me origjinë shqiptare kanë rënë ditën e sotme në prangat e policisë italiane, pasi tentuan të udhëtonin drejt Londrës me pasaporta false.

Mediat në Itali raportojnë se një grua 31-vjeçare së bashku me një 27-vjeçar arritën të kalonin kontrollet e sigurisë në aeroportin e Salento në Brindizi, duke hipur në një avion që kishte si destinacion Londrën.

Në momentin që ata menduan se ia dolën, polaria, policia kufitare ajrore vendosi të bënte dhe një kontroll të dokumentacionit të tyre, të cilat në fakt rezultuan false.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT