Debate në Kuvend/ Mediu kundër hapjes së dosjeve, Alibeaj: Të kuptoj, por e vërteta duhet të dalë

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të forta ditë ne sotme, teksa po diskutohet n lidhje me dy nismat e paraqitura nga PS dhe PD për dekomunistizimin e parlamentit të Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka këmbëngulur që të mos hapen dosjet e ish-të përndjekurve politikë, me arsyetimi ne se po hapen plagë të mëdha për këto familje, duke shtuar se këto raste duhen përjashtuar nga deklasifikimi i dosjeve.
Megjithatë, sipas Enkelejd Alibeajt këto dosje duhen hapur për të vërtetuar se ish-sigurimi i Shtetit ka qenë shkaktar i këtyre krimeve, dhe se e vërteta bën të lirë këdo.
Mediu: Të hapen dosjet, por nuk mund ti bëjmë moral ish të përndjekurve politikë. Ka histori të presioneve brenda familjes që ne nuk mund ti rindezim. Nëse nuk u dhamë mundësinë që për këto krime nuk ka asnjë përgjegjës sot, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve. Vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve. Nuk fillon çdo gjë kur na do qejfi ne për të goditur politikisht. Do të ishte e drejtë që të orientohemi drejtë transparencës. Shtresën e të përndjekurve politikë duhet ta përjashtojmë për të mos i shtuar më shumë se çka kaluar në këto 30 vite. Hiqni dorë nga hapja e dosjeve për të përndjekurit politikë.
Alibeaj: Jam i prirur të shoh dhimbjen që ka ndodhur ndaj të gjithë pjesës së të persekutuarve politikë. Dilema ka qenë kjo: të mos hapim dosjet se mund të ketë pasur raste kur vrazhdësia e ish sigurimit mund të ketë shkuar brenda familjeve të ish të përndjekurve politikë. Por kjo ka edhe rastin tjetër që vrazhdësia e ish sigurimit nuk do të dilte asnjëherë. Kjo lloj dileme na ka shoqëruar ne gjatë gjithë kohës. Ajo që kam bindjen që duhet të ndodhë është: e vërteta na bën të lirë. Edhe ish të përndjekurit politikë që kundër dëshirës së tyre, të shtyrë, të shantazhuar, nën presion mund të jenë thyer nga presioni komunist, shoqëria shqiptare sot, por edhe familjet e tyre, do të duhet të kuptojnë që shkak nuk ka qenë thyerja e tyre, por ka qenë kriminaliteti i shtetit komunist.