Putin kërcënoi me sulme bërthamore, reagon Biden: Do të shuajë Ukrainën si shtet! Ai zgjodhi luftën

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit urdhëroi mobilizim të pjesshëm në Rusi dhe kërcënoi me sulme bërthamore Perëndimin.
Biden gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është shprehur se lufta në Ukrainë u zgjodh nga një njeri, duke shigjetuar Putinin.
Biden shtoi se Rusia ka tentuar të fshijë një shtet sovran nga harta.
“Kjo luftë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet, qartë dhe thjeshtë”, u shpreh Biden, raporton Skynews.
Kujtojmë se ditën e sotme Putin kërkoi mobilizim të pjesshëm në Rusi, çka do të thotë se rreth 300 mijë persona duhet të përgatiten për të luftuar në Ukrainë.
Ai gjithashtu kërcënoi Perëndimin duke u shprehur se në rast se këta të fundit do të tentojnë përdorimin e armëve bërthamore ndaj Rusisë, kjo gjë sipas tij do u kthehet mbrapsht.