Universiteti i Tiranës 1,000 doktoratura çdo vit, ama Shqipëria është e fundit në rajon për kërkimin shkencor

Shqipëria është më dobët se vendet e rajonit në kërkimin shkencor. Kjo konstatohet lehtësisht, mjafton të shohim se sa fonde arrin të thithin universitetet shqiptare nga fondet e BE-së.

Referuar censusit për shkencën të përgatitur nga ministria e arsimit, niveli i suksesit të projekteve të universiteteve shqiptare apo organizmat e tjerë për periudhën 2007-2013 të paraqitur në programin e BE-së FP7 është vetëm 14.4%, me një fond total të përfituar prej 2.36 mln euro.

Që prej vitit 2014 Shqipëria aplikon në programin e shkencës dhe inovacionit “Horizon 2020” që mbështetet nga BE me rreth 80 mln euro.

Gjatë  viteve 2014-2016, universitetet, institutet dhe qendrat kërkimore në vend janë përpjekur të marrin pjesë e të përfitojnë nga ky program. Por, të dhënat dëshmojnë se Shqipëria ka nivele të ulëta të pjesëmarrjes e përthithjes së fondeve. Të dhënat janë negative edhe përkundrejt vendeve të tjera të Ballkanit.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojne se gjatë periudhës 2014-2016 që përkon me 2 vjecarin e parë të Programit Kuadër të BE Horizon 2020 kanë aplikuar gjithsej rreth 50 organizata nga Shqipëria me 140 projekte. Në fund, vetëm 6 prej tyre janë kualifikuar fitues, për një vlerë prej rreth 330.000 euro nga rreth 30 mln euro të kërkuara.

Të dhënat e ofruara nga komisioni Evropian tregojnë se në total Shqipëria nuk udhëheq asnjë projekt të “Horizon 2020” që është jë project mirëfilli kërkimi shkencor. Në total nga 381 aplikime të bëra nga institucionet shqiptare dhe organizata, vetëm 37 prej tyre kanë fituar grante nga programi “Horizon 2020’, me një vlerë prej 3.55 milionë euro.

Një shifër kjo shumë herë më e vogël se disa vende të rajonit si Maqedonia  që përfitoi 5.3 mln euro apo Serbia që arriti të merrte 60 milionë euro. Gjatë së njëjtës periudhë, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit pagoi 2.97 milionë euro, në formën e taksës për të marrë pjesë në këtë program.

Për të kuptuar se sa i deformuar ishte sistemi i doktoraturave, “Inside Story” hulumtoi në shifrat e diplomave të lëshuara çdo vit.

Të dhënat treguan se edhe 7 vite pas mbylljes së këtij procesi kishte universitete shqiptare që jepnin qindra tituj në vit. Sipas INSTAT, në harkun kohor 2016-2021 janë lëshuar mbi 8500 doktoratura. Në këtë shifër nuk janë përfshirë doktoraturat e dhëna në sistemin privat.

Universiteti i Tiranës, i cili jep edhe numrin më të lartë të doktoraturave, ka doktoruar rreth 1000 kandidatë çdo vit.

//Marrë nga Inside Story

Back to top button
LAJMET E FUNDIT