“Shqipëria ka humbur në fushën e sigurisë”, Salianji për Ramën: Gënjeu, tha se nuk janë prekur të dhënat

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në Kuvend për sulmin kibernetik në Shqipëri nga Irani.
Salianji u shpreh se Shqipëria ka humbur një luftë të fortë në fushën e sigurisë, teksa ka thënë se kryeministri Edi Rama gënjeu kur tha se zbrapsën armikun dhe se nuk ishin prekur të dhënat.
“Ende nuk ka informacion parlamenti dhe Komisioni i Sigurisë për sulmin kibernetik nga Irani. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Nuk kalohet dot me propagandë. Tha dikush sot që ne i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA. Por ne kemi rënë se jemi të dobët.
Qeveria miliona euro i ka përdorur për lobim dhe për t’ia dhënë kompanive këtu. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri që ka hyrë nga Irani. Mos të harrojmë edhe një element tjetër që hakerimi ka nisur në maj një muaj pas zgjedhjeve. Pasi qeveria i ka lehtësuar daljen e të dhënave me sistemin e patronazhistëve. Kishin 14 muaj në sistem dhe nuk e kuptuan, këtu ngrihet pyetja a ka pasur bashkëpuntor.
Cfarë reagimi ka bërë qeveria. Ka thënë që kemi qenë në një sulm. Ka dalë para se të ikte jashtë Rama dhe tha buk kemi asnjë të dhënë që ka dal, se e kemi zbrapsur armikun, por është një lajm i rrem. Atëherë kur nuk kanë dalë të dhëna sensitive, pse del prokuroria dhe kerkon mos publikohen të dhënat, qënka e vërtetë” tha Salianji ndër të tjera.