Sulmi kibernetik, Balluku: Asnjë e dhënë s’është zhdukur nga sistemi, opozita të mos përdorë këtë moment

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka komentuar sot sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ndërsa ka falenderuar deputetin e PD, Ervin Salianji, për ndihmën e ofruar për bashkëpunim në luftën kundër “armikut të ri”.

Në fjalën e saj ministrja u shpreh se asnjë e dhënë nuk  është zhdukur nga sistemi, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të mos përdortë këtë momënt për abuzime dhe goditje.

Balluku: Do ta nis jo nga raporti të cilin doni që ta dëgjoni këtu, pavarësisht se e kemi bërë publik. Por fillimisht dua të vlerësoj ofertën e Salianjit për bashkëpunim që opozita na ofron, pasi kur ndodh një sulm i këtyre përmasve që besoj se nuk bini dakord që Shqipëria ka qenë nën një sulm të hakeruar nga një shtet tjetër. Ky është një sulm i parprecedentë dhe ka patur për synim fshirjen e të gjithë të dhënave, por pas 8 orësh është transformuar në “zero clear”.

Jemi në një kohë të vështirë për politikën botërore. Ju e kuptoni se me çfarë po përballet ky moment. Sot kemi shumë shërbime online. Sulmi ka qenë një mësim, nga ky mësim ne do të fillojmë të investojmë në syber security…Pas këtij sulmi ka një reformim në sigurinë kombëtare. Është mbrojtja që i duhet çdo vendi në këto rrethana. Ne nuk kemi sisteme “syber security”, por mos kujtoni se ne nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, i kemi përballuar me sukses. Ishte e pamundur për ne të përballonim sulmin e organizuar në katër burime të ndryshme. Do të ndalesha dhe tek lobimi që thoni ju, që ne në vend që të harxhojmë para për “Syber Security” harxhojmë për lobime. Ne nuk kemi harxhuar para në lobime, ju i keni kontaktet për lobime. Ju i dini vetë.

Përsa i përket çështjes që vini dhe merreni rolin e organit të akuzës. FBI bëri të gjithë analizën dhe microsoft solli gjithë skuadrën dhe sot janë me ne. Aludime për bashkëpunëtor nuk ka. Lerjani këtë organeve të drejtësisë. Përsa i përket patronazhisteve dhe sulmi i iranit, nuk lidhen aspak me njëra-tjetërn. Fakti që doni të mbështesni këtë luftë ndaj armikut të ri kibernetik, kjo do të ishte gjëja më e mirë nga ana juaj.

Asnjë e dhënë nuk  është zhdukur nga sistemi. E para: Opozita të mos përdorë këtë moment për abuzime dhe goditje. E dyta kërkojmë që në bashkëpunim me opoztën të kemi mundësi që të shikojmë disa nga aktet. Dhe e treta, që lejoni të bëhet transparenca dhe menjëherë kërkoni që ta ndërprisni se ju nuk doni që të bëhet transparencë. Shqipëria është në një sulm kibernetik nga Irani, pasi i ka mundësitë për të bërë keq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT