Policia ‘zbarkon’ te Spitali i Traumës/ Shoqërohen disa mjekë, njëri u kap “mat” duke marrë para

Një aksion i policisë është kryer sot në ambjentet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel se si rezultat i këtij aksioni disa mjekë të spitalit të Traumës janë shoqëruar në komisiariat.

Ndaj mjekëve të shoqëruar është ngritur akuza e korrupsionit. Mësohet se një prej mjekëve të arrestuar është kapur në flagrancë duke marrë para./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT