Takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me Metën, ja si e komenton Sali Berisha

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale, ish kryeministri Berisha komentoi edhe takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim në zyrën e Ilir Metës në Partinë e Lirisë.
“Një takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD”- tha shkurtimisht Berisha, duke mos përsëritur retorikën sulmuese që ka përdorur më herët kundër ambasadores Kim, pas shpalljes së tij non-grata nga Uashingtoni.