Miliona euro investime, shembet tuneli në Rrugën e Arbrit

Tuneli i sapo-ndërtuar i Rrugës së Arbrit është shembur këtë të premte.

Tuneli është ndërtuar nga Gjoka Konstruksion e cila nuk ka eksperienca të mëparshme në ndërtimin e tuneleve, bën me dije organi meditaik Exit.al.

Në fotot e publikuara shfaqet dëmi i shkaktuar në investimin e kryer gjatë muajve të fundit.

Koncesesioni i Rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë, i firmosur në shkurt të vitit 2018. Ky projekt po financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, të cilat janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Kostoja totale e projektit llogaritet të arrijë vlerën e 250 milionë eurove, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.

Sipas kontratës, kompania Gjoka do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbim, ka të drejtë të vendosë një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.

Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10%, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT