VIDEO/ Rama: Nuk do të ndalemi së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shkruar se Shqiëpria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit të Dick Marty.
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, shkruan Rama.
Ndër të tjera, Rama ka ndarë një pjesë nga fjalimi i tij, ku thotë se raporti ishte tronditës dhe u shndërruar në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të gjykatës për Kosovën.