Rama – nxënëseve të kolegjit turk: Protestoni kundër pronarëve që shitën shkollën!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje gjimnazisteve të “Mehmet Akif” të protestojnë kundër pronarëve që shitën shkollën dhe spostuan aktivitetin pa marrë leje sipas ligjit, jo kundër qeverisë.

Sipas tij ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.

Statusi i plotë në Twitter:

Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT