Fidel Ylli kujtohet për kampionin e botës në mundje: Abakarov do nderohet nga shteti edhe më mirë se Luiza Gega

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli garantoi se shumë shpejt Zelimkhan Abakarov, do të pritet nga shteti shqiptar me nderime, ashtu siç u prit kampionia e Evropës Luiza Gega.

“Që nga sot është vendosur një standart. Kështu duhet të priten të gjithë kanmpionët e Europës dhe të Botës. Kryeministria ka qenë në Amerikë, por nesër vjen dhe do caktojmë datën për të bërë një pritje si e Luizës, por ndoshta edhe më të mirë pasi ajo është kampione Europe, por Zelimkhan është kampion bote,”-u shpreh Fidel Ylli, kryetar i KOKSH-it.

Ceremonia e parë për Zelimkhan, i cili u shpall kampion bote me flamurin kuqezi, është zhvilluar këtë të shtunë nga Federata Shqiptare e Mundjes. 29-vjeçarit iu dha një dekoratë, ndërsa shpalosi edhe objektivat për të ardhmen e afërt.

“Qëllimi im kryesor prej kur ardhur në Shqipëri dhe kam marrë nënshtetësin ka qenë medalja e arit në Botëror, e arita. Tani qëllimi është një medalje në Lojrat Olimpike. Shpresoj t’ia arrij edhe aty,”-deklaroi Zelimkhan Abakarov. mundësi kampion Bote.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT