“Të dhënat mund të shiten shumë lirë!”, Karamuço për sulmin kibernetik: Janë në 18 pika…

I ftuar për Breaking në TopNews, eksperti Ervin Karamuço ka sjellë detaje të reja nga sulmi kibernetik që ka godit Shqipërinë.

“Ka ndodhur rreth orës 5 së mëngjesit, ditën e dielë”, thotë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. “Mendohet se hakerat ndodhen në Azi, sipas llogaritjeve.

Disa të dhëna mund të shiten në treg të zi me një çmim shumë të lirë, dhe përmes monedhës Bitcoin, dhe nuk mund ta kuptojmë se në duart e kujt ku mund të shkojnë këto të dhëna.”

Sipas ekspertit, “sulmi ka ndodhur nga vende jo mike. Sipas tij mendohet se hakerat nuk janë vetëm irakienë. “Janë 18 pika të shpërndara nga ku është bërë sulmi. Duan kaos, duan përmbysje të qeverive perëndimore,” tha me tej Karamuço.

Sipas ekspertit, “ishte një gafë shumë e madhe që të gjithë institucionet e vendit u futën në një sistem të vetëm, nuk e di se kush ishte arkitekti i kësaj ideje. Nuk janë bërë kurrë teste se sa përballojnë këto sisteme.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT