Kosova shpalli “non grata” diplomatin rus, reagon OKB

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjestar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai u arrestua, së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni policor në veri të Kosovës , që sipas autoriteteve drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet.

“Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.

Njoftimin për shpalljen e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut si person të padëshiruar e bëri Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

Punonjësi rus i Kombeve të Bashkuara dhe punonjësi tjetër i kombësisë serbe, u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të hequr barrikadat e vendosura nga banorët në komunën e Zubin Potokut për të penguar veprimet e policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT