Vjosa Osmani: Edi Rama po i shpëton “fytyrën” Serbisë, ja çfarë raportesh kam me të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në Neë York, ka dhënë sot një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjerash, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”.

“Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj, të cilin dua ta falënderoj që nga fillimi i mandatit të tij ka bërë çmos që Kosovës t’i dëgjohet zëri edhe në raport me shtete me të cilat ne akoma nuk kemi raporte bilaterale. Sa herë kemi pasur nevojë për të, kemi mundur të llogarisim në të”.

Sipas Osmanit, “kjo shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviçit”.

Kryeministri Rama, më 14 shtator, tha se nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT