Nxori “të fortët” nga burg/ Ish-gjyqtarja, Enkelejda Hoxha, kërkon lekët mbrapsht: Më ktheni ato që më sekuestruat

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësi duke thënë se vendimi është dhënë nën trysni politiko-mediatike.

Sakaq, Hoxha në sallën e gjyqit ka kërkuar pafajësinë si dhe kthimin e parave të sekuestruara.

Por këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros.

Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin më datë 11 tetor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT