Genc Ruli del nga SPAK pas hetimeve për skandalin e familjes Berisha tek klubi Partizani

Ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u mor në pyetje lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani. Por ish-ministri është përballur me një situatë të pakëndshme.

Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish zyrtarë që kanë pasur dieni mbi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani.

Ruli ka qëndruar në ambientet e SPAK më pak se një orë, ku në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat.

Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT