Rama: Në kohën e Bashës Tirana ishte simboli i pisllëkut! Të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.

Në bilancin e sezonit veror, Rama tha se bashkia e Lezhës ishte një shembull inkurajues, ndërsa veçoi sërish bashkinë e Vlorës, për të cilën kishte komente negative.

“Kemi qenë një vend që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim në mediat e huaja si një vend i ndotur. Jo më laerg se këtu kemi pasur një nga gangrenat më të shëmtuara të kontinentit europian që bënte lajm në mediat më të rëndësishme dhe është bërë subjekt i kronikave televizive në Gjermani, Angli e kështu me radhë.

Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë.

Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana.

Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti.

Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT