E pranoi se ka marrë ryshfet, mjeku Allkja: Ata që e mohojnë janë hipokritë. Pacientët apo familjarët e tyre na japin dhurata pasi ju kemi shërbyer

Mjeku Ilir Allkja pranoi ditën e djeshme se ka marrë bakshish, duke sjellë një numër të madh reagimesh.

Lidhur me këtë deklaratë, Allkja ka reaguar sërish ditën e sotme. Ai thekson se ata që e mohojnë se kanë marrë bashkishe janë thjeshtë hipokritë.

Gjithashtu, mjeku shpjegon edhe njëherë se ka marrë dhurata apo bakshishe nga pacientët dhe familjarët e pacientëve për shërbime që ka kryer jashtë institucioneve ku ka punuar.

“Po, kam marrë e kam dhënë dhurata!

Bakshishi, shqip dhurata është një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri e mbarë botën. Njerëz të ndryshëm shprehin mirënjohjen për një ndihmë, vepër a përkrahje në një moment të caktuar nëpërmjet një dhurate.

Kjo ndodh edhe në mjekësi. Pacientë apo familjarë pacientësh, pas shërimit përgatisin një dhuratë për mjekun që ju ka shërbyer. Kjo dhuratë nuk është e domosdoshme e aspak e kërkuar.

Ata që e mohojnë janë thjeshtë hipokritë.

Ryshfeti është dhënia e kushtëzuar e shërbimit mjekësor, e zgjidhjes së një problemi në administratë, polici, e drejtësisë në gjykata etj. Kjo është e paligjshme, e pamoralshme, është kriminale, unë e kam dënuar dhe e dënoj!

Jam shprehur që kam marrë dhurata, (bakshish) dhe kam theksuar që kam pranuar të tilla nga familjarë, kushërinj apo miq të mi për shërbime që kam kryer jashtë institucioneve ku kam punuar, në shtëpitë e tyre, dhe për këtë nuk ndiej turp pasi dhurata(bakshishi pra) ka qenë pa kërkesën time dhe në distancë kohe pas shërbimit.

Shkatërrimi i besimit mjek-pacient përveç mjekëve të zinj, pazarxhinj ka edhe kontributin e mediave, gazetarëve cinikë, të cilët për ca klikime më shumë hedhin në “sofrën” e sadistëve të rrjetit gjithçka, duke shtrembëruar të vërtetat!”, shkruan Ilir Allkja në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT