Balliu: Do ta shkërrmoqim këtë qeveri! Ju garantoj se protestat që do të nisin do të jenë të jashtëzakonshme

Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, foli për aksionin opozitar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ai tha se protestat janë në plan të parë, por këto do vijnë në forma të ndryshme.

Kur do fillojë aksioni opozitar?

Të gjitha deklarata që vijnë qoftë nga PD dhe PL, janë të koordinuara në bazë të diskutimeve që kemi bërë. Plani konkret i PD veç denoncimeve, është dhe aksioni në terren që ndahet në dy etapa, ajo e informimit të qytetarëve dhe nxjerrja e një projekti opozitar për shembjen e qeverisë, që do të thotë protesta, por në forma të ndryshme.

Edhe ju edhe PL flisni për protesta, keni një datë se kur do të zhvilloni një protestë kombëtare?

Fillimisht do informosh qytetarët, së shpejti do dalë dhe një datë për protestën, por duhet organizuar dhe e rëndësishme është fuqia që ajo do të ketë. Ju garantoj se ato protesta që do të nisin do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të shkërrmoqin pushtetin e kësaj qeveria që ka mbi qytetarët.

Sot tek ajo Dallëndyshe Bici ka banditë të dënuar për drogë, por askush nuk thotë asgjë për këto, për pedagogët u tregon dhunën e pushtetit. Në këtë kontekst janë mëse të nevojshme, janë protesta për Shqipërinë. Kur të nisin, do të jenë të vazhdueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT