Revoltohet Ylli Manjani: E kuptoni ç’bëhet apo jo?! E gjithë politika merret me Vis Martinaj, ndërkohë energjia me 42 lekë/kilovati

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se prej dy javësh politika po merret me fatin e Ervis Martinaj, ndërsa kriza energjitike është një çështje jo më me pak rëndësi.

Manjani thekson se konsumatorët do të paguajnë 42 lekë për kilovat, ndërsa çmimi i energjisë që prodhohet në vend është 2,3 lekë.

“E kuptoni ç’bëhet apo jo?! E gjithë politika po merret me Vis Martinin. Ka 2 javë kështu. Ndërkohë 42 lekë kilovati i energjisë që prodhohet në vend nga pasuria jonë publike me 2.3 lekë. Visi, kjo është çështja?!”-shkruan Manjani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT