Dalin pamjet/ Moisiu, Topi, Meidani dhe Majko mbërrijnë në Hagë, pritet takimi me Thaçin

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe ish-kryeministri Pandeli Majko kanë mbërritur ditën e sotme në Hagë, për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së.

Bashkë me ta ishte dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka qenë iniciatori i kësaj vizite, ndërkohë ish-liderët e 2 vedneve kanë udhëtuar me një avion privat.

“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT