Meta nuk fsheh ‘adhurimin’ për Sali Berishën: Ai është si Cristiano Ronaldo

Ish-presidenti Ilir Meta nuk nguron në asnjë moment të thotë fjalë të mira dhe lavdërime për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Së fundmi, gjatë një interviste ai e ka krahasuar Berishën me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, teksa ka thënë se ashtu si Ronaldo, pavarësisht moshës ai është më në formë se të gjithë.
“Këto janë në kuadrin e diversioneve të Rilindjes. Një politikan që u shfaq si Lulzim Basha kishte energji vetëm për të gënjyer dhe jo për të mbajtur premtimet.
Për të parë interesin e tij personal dhe jo kombëtar, jo forcës politike që trashëgoi. Dihet që në rastin e zotit Berisha, është si të flasim për moshën e Ronaldos ndërkohë që është më në formë se kushdo tjetër.”- tha Meta.