“Më ndaluan në aeroport”/ Kreu i FIFA-s zbulon ‘incidentin’ në Shqipëri: Kujdes me dhuratat sepse…

Presidenti i UEFA-s, Gianni Infantino është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e sotme.
Gjatë fjalës që tij në ceremoninë e pritjes, Infantino është rikthyer pas në kohë, duke kujtuar vizitën e tij të parë në vendin tonë në vitin 2002, ndërsa tregoi se në atë kohë e kishin ndaluar në aeroport për shkak të dhuratës që i ishte bërë në Shqipëri.
“Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt. Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël.
Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar. Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo? I thashë ‘është e imja’. Çfarë është? Nuk e di, është dhuratë. Më thanë ‘eja me ne’.
Shkova në një dhomë, më thanë hape. Kishte brenda një shpatë. Nga ato shqiptare. Po ti më thanë, me këtë do të shkosh në avion? Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”, tha Infantino.