Komuniteti arbëresh në Kalabri, me shfaqje kulturore e folklorike

Ditën e shtunë, më 1 qershor, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Diasporës morën pjesë në Shfaqjen e XXVI kulturore folklorike për vlerësimin e pakicave etnike, në komunën Santa Caterina Albanese, në Kalabri të Italisë.

Në rajonin e Kalabrisë ndodhen mjaft komuna arbëreshe, të cilat organizojnë aktivitete kulturore të vazhdueshme, njofton Agjencia Kombëtare e Diasporës. Organizimi i tyre synon ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave në komunitetin arbëresh, veçanërisht te fëmijët, përcjell albinfo.ch.arbereshet-587x346

Me nxënësit e shkollave arbëreshe të Kalabrisë u zhvillua një konkurs mbi krijimtarinë e Santorit. Në përfundim të konferencës, u ndanë çmime për nxënësit dhe interpretuesit më të spikatur.arbereshet-3-587x378

Back to top button
LAJMET E FUNDIT