Flamur Noka zbulon ‘planin B’ të Rithemelimit nëse nuk marrin vulën për zgjedhjet lokale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale gjatë një interviste për ABC News.

I pyetur se si do t’i regjistrojnë kandidatët në rast se Gazment Bardhi i cili ka vulën e partisë, do të regjistrojë kandidatët e tij për kryetarë Bashkie me logon e PD, Noka tha se mund të përsëritet 6 marsi.

Sipas tij kandidatët mund të regjistrohen në koalicion, duke lënë të hapur mundësinë e regjistrimit të kandidatëve demokratë nën siglën e Partisës së Lirisë së Ilir Metës.

Kujtojmë që në 6 mars kandidatët e “Foltores” u regjistruan nën siglën e LSI në koalicionin “Shtëpia e Lirsë”.

Pjesë nga biseda:

Gjylmi: A jeni përgatitur për një skenar ku personi që ka vulën Gazment Bardhi të regjistrojë kandidatin e vet, në çfarë sigle do kandidoni prapë në LSI?

Noka: Duhet të rregulloi perifrazimin. Ne demokratët njohim një vendim të demokratëve, edhe ligjërisht Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë vendim, është bllokuar me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe jo vetëm.

Vangjeli: Kush?

Noka: Ju e merrni me mend. Çfarë është çështja? Ne kemi detyrë brenda forcës politike të zbatojmë çdo vendim të demokratëve, ai që do të zbatojë vendimet e Edi ramës le të vazhdojë. Këtu shkon çështja e pengmarrjes. Nëse Rama do të vazhdojë të mbajë peng, padyshim edhe ajo mund të ndodhë.

Gjylmi: Pra nën siglën e PL-së?

Noka: Në çdo rrethanë do të kemi koalicion, nuk do të dalim sërish nën një koalicion.

Gjylmi: “Shtëpia e Lirisë”?

Noka: Do ta diskutojmë me aleatët.

Xhafo: Kush është dhe jo vetëm?

Noka: Besoj se ju jeni të qartë se Gjykata ka patur ndërhyrje.

Vangjeli: Nga kush?

Noka: Nga Edi Rama padiskutim, ka patur dhe deklarata politike.

Xhafo: Trupi diplomatik?

Noka: Ka patur zëra që kanë ndërhyrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT