“Çështje urgjente”, Kurti: Duhen sjellë mjekë nga diaspora, çdo ditë vonesë, është kohë e humbur

Sot, u mbajt mbledhja e tretë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetës nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti, e ka quajtur urgjente çështjen e sjelljes së mjekëve nga diaspora për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve në Kosovë.

Ai ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga jashtë.

“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e sotëm.

Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT