Frrok Çupi: Shqipëria në rrezik të madh nga Rusia, është shënjestra kryesore e Moskës, ja çfarë pritet të ndodhë

Analisti Frrok Çupi ka folur në lidhje me luftën në Ukrainës ku deklaron se Shqipëria ka një rrezik të madh për tu sulmuar ushtarakisht nga Rusia.
Sipas tij, vendi ynë është shumë pro-amerikan dhe për këtë arsye është shënjestër kryesore e Moskës.
“Kemi një rrezik tjetër, rrezikun e një sulmi të armatosur të Rusisë. Nuk e ndajmë dot Shqipërinë nga Serbia etj, Jemi në një moment kur situata, entuziasmi, situata e optimizmit, e besimit janë dëmtuar, ndaj shtetit, politikës, intelektualve, mediave dhe ligjit sidomos.
Janë shumë të rinuara dhe të goditura. A do jemi ne një komb që do të shkojmë apo të drejtohemi për nga pjesa kur do mund ta përballojmë luftën, apo do shpartallohemi në ligësitë tona? Po vjen si fantazim në Evropë. Ky është problemi kryesor.
Tirana është e rrezikuar për disa arsye. Presidenti i Rusisë ka shpallur mobilizimin e pjesshëm. 1 milion ushtarë për në front. Mobilizimi i dytë pas Hitlerit në historinë e botës. Duhet të frikësohemi. Jemi një popull inteligjent dhe kemi të drejtë të frikësohemi. Ne jemi qendra. Jemi rebeluar prej traktatit të Varshavës. Kjo është një arsye.
Ne kemi pasur probleme me Ballkanin. U zgjuam kur u zgjua demokracia. Kemi baza ushtarake amerikan. Jemi komb pro-amerikan, ne jemi ne krye të Këshillit të Sigurisë për Moskën. Prishim punë sipas konceptit të tyre, nëse nuk sulmojnë drejtpërdrejt SHBA-të, do sulmojnë Tiranën.” tha ai në “Breaking” .