Rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës/ Çfarë deklaruan dy vëllezërit Beqiraj që nuk bindi policinë

Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentjan Beqiraj, që ranë pre e rrëmbimit pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.

Ata po lëviznin me motor kur një makinë u preu rrugën dhe i përplasi.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën.

Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet kanë marrë njërin nga vëllezërit, Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar bashkë me të. Rrëmbyesit të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia e kanë liruar me pas Beiqrajn, duke e lënë në një cep të autostradës.

Në dëshminë e tyre dy vëllezërit Beqiraj thanë në polici se ishte ngjarje momentale, megjithatë sipas autoriteteve dy vëllezërit kanë të kaluar kriminale në sektorin e trafikimit të lëndëve narkotike ndërsa dyshohet se njiheshin me autorët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT