Anëtari i Këshillit Kombëtar, Biberaj: PD të mbajë fjalën për protestat

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po i bëhet opozitë mazhorancës së Edi Ramës.
I ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN, Biberaj u shpreh se opozita dhe PD duhet të mbajnë fjalën për protesta, pasi vetëm kështu mund të largohet Edi Rama, i cili sipas tij ka bllokuar mundësinë për rotacion dhe në këtë mënyrë demokracinë në vend.