Revoltohet deputeti i PD-së: Jemi bërë gazi i botës, demokratët të bashkohen

Gjykata e Apelit prej disa muajsh ende nuk ka marrë një vendim lidhur me statusin e Partisë Demokratike.

Deputeti Saimir Korreshi në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje Gjykatës së Apelit për marrjen e një vendimi, pasi sipas tij është i nevojshëm bashkimi i qytetarëve demokratë, pasi është qesharake sipas tij se si partia më e madhe opozitare në vend është në këtë gjendje.

“Kur nuk ka konsensus mes palëve, duhej një vendim gjykate. Duhet një bashkim mes demokratëve. Kjo punë nuk duhet të ishte në rrugë gjyqësore, pasi demokratët duhet të zgjidhnin problemin. Jemi bërë gazi i botës. Duhet të bëhemi bashkë”, pohoi Koreshi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT