“Ta kthejmë në profesion të mirëpaguar”/ Pedagogët ngrihen nesër në protestë, ja kërkesat e tyre

Pedagogët e Universiteteve të Shqipërisë kanë paralajmëruar mbajtjen e një protestë ditë nesërme në orën 11:00, në sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit.

Pedagogët kanë parashtruar një sërë kërkesash për qeverinë, duke nisur që nga rritje rrogash, e deri në rishikimin e vlerës së tatimit për pagat e tyre. Nga ana tjetër Sindikata e Pedagogëve ka bërë thirrje për bashkim për të vijuar misionin deri në fund, në mënyrë që profesioni i pedagogut të bëhet i mirëpaguar.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare .

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT