Biznesmenët shqiptarë të Gjermanisë letër Bashës: “Luftoni” në Parlament
Biznesmenët shqiptaro-kosovarë që jetojnë në Bavari të Gjermanisë, kanë shkruar një letër për Lulzim Bashës.
Në letër biznesmenët shqiptarë kanë një kërkesë shumë të qartë dhe specifike. Ata i kërkojnë që deputetët e Pastrisë Demokratike të luftojnë në Parlament e jo në rrugë, shkruan Tema.
“Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i një alternative konkurruese, por ne institucione, siç është Parlamenti e assesi ne rrugë.
Populli ju ka zgjedhur që në Parlament të luftoni, e jo në rrugë. Këto janë rregullat e demokracisë për të cilën u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju” shkruhet ndër të tjera në letër.
Letra e plotë
I nderuar Z. Lulzim Basha, kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurish te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor, por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria te fitojë ne imazh.
Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa, kërkojmë nga ju që në mënyre imediate të ndikoni tek simpatizantet juaj te cilët nuk janë te pakët, të angazhoheni ne frymën e Partive Popullore Europiane, familjes se cilës i takon edhe Partia Demokratike.
Disa nga bizneset tona punojmë me vite te tëra suksesshëm ne dikasterin e turizmit dhe hotelerisë, prandaj kemi arsye te forte të ju shkruajmë këtë ketër.
Disa klientë, te cilët me shume angazhim për bindje që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhërmiut, kanë kërkuar të tërhiqen keto prenotime.
Po deshët do t’ju argumentojmë edhe me dokumente.
Protestat janë mjeti me demokratik, gjë qe praktikohen edhe ne ne Gjermani, mirëpo nese ato janë paqësore.
Protesta juaj ngjante me shume ne Farkistët ultra socialist me fytyra mbështjell.
Këso lloj protestash nuk i takojnë familjeve të Partive Popullore Europiane.
Jemi duke vëzhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentarë europianë.
Nuk duam që populli shqiptar te ripërjetoj vitet e 97, sepse kjo politike është vetë-izoluese dhe nuk e meriton Shqipëria.
Shumica e ne biznesmenesve u takojmë Partive që bëjnë pjesë në Partitë Popullore Europiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolege me të njëjtin drejtim politik ju drejtohemi shume miqësisht.
Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajnë me fishekzjarrë nuk mund t’i takojnë familjes se Partive konservatore.
Trimëri në paqe është forcimi edhe dëgjimi i miqëve dhe aleateve që mbështeten Shqipërinë në rrugën europiane.
Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i nje alternative konkurruese, por ne institucione, sic eshte Parlamenti e asesi ne rrugë.
Populli ju ka zgjedhur qe ne Parlament te luftoni, e jo ne rruge. Këto janë rregullat e demokracisë për të cilen u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju.
Z.Rama gjithashtu i apelojmë që të ulet me opozitën dhe te merreni vesh për Shqiperinë europiane. Gjithçka eshte e mundur në qoftë se e doni Shqipërinë.
Ne diaspora nga Bavaria u jemi ne dispozicion vllazërisht t’ju mbështesim pa kushte, vetëm qe Shqipëria te përparojë, sepse nëse Shqipëria është e forte, është edhe Kosova.
Ne emër të bizneseve kosovaro-vavareze Besa foundation
Ilir Seferi, München, nënkryetar dhe zëdhënës. l.m