Kandidatja për kreun e FRPD-së: Si u manipulua gara, Foltorja ka dështuar

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se procesi i votimit në këtë forum kishte paregullsi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Doda u shpreh se asnjë nga kandidatët nuk kishte listën e anëtarësisë.

Një tjetër problem sipas saj, ishte dhe fakti që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe.

“Ajo që ka ndodhur, tregon që Partia Demokratike është ende në proces demokratizimi. Nëse dikush mendon që çdo gjë u arrit me foltoren, e ka shumë gabim, ky është një proces i gjatë.

Mendoj që Partia Demokratike duhet të ketë një tjetër standard. Standardi i PD-së është që në fillim të garës të ketë lista, ne i kemi marrë në fund.

Ishte një proces i ri në PD, anëtarësim dhe rianëtarësim, kjo krijoi vonesa dhe vështirësi për ne kandidatët e tjerë. Listat janë parësore dhe jepen në ditën që ti garon, ne nuk i patëm.

Kishim problemin që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe. Këto probleme u pasqyruan në garën tonë”, theksoi ajo.

Besart Xhaferri u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi arriti të sigurojë 55.5% të votave, në zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT