Apeli cakton datën/ Ja kur do të shqyrtohet çështja e statutit të PD-së

Gjykata e Apelit të Tiranës ka njoftuar se më 3 nëntor, do të shqyrtohet çështja që lidhet me vendimet e statutit të Partisë Demokratike.
Seanca gjyqësore do të mbahet në orën 10:00 dhe trupa gjykuese do përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit:
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:
Ne date 3 Nentor 2022, ora 10:30, do te gjykohet ceshtja me kerkues Partia Demokratike e Shqiperise, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
P.s. kjo ceshtje lidhet me depozitimin e statutit dhe vendimeve te Kuvendit Kombetar te dates 17.07.2021.