“Aspirantët për kandidatë për kryetarë bashkie…” Veliaj “thumbon” opozitën: Delirantë bëni ndonjë punë të mirë! Mëkat që keni ngelur në taktikat e viteve ‘90

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thumbur opozitën teksa njoftoi hapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar.
Teksa iu drejtua “rivalëve” të tij për Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha “aspirantë për kandidatë për kryetarë bashkie vitin tjetër, ishin në krye të protestave sot. Ky është film që e kemi parë, por a ka mënyrë tjetër për të bërë hajër në këtë vend sa duke i prishur punë një tjetri.”
Ai thumboi opozitën, duke u shprehur: “Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët gjeni ndonjë mënyrë tjetër për tu afirmuar, ndoshta duke bërë ndonjë punë të mirë, vepër të mirë.
Është mëkat që një pjesë e atyre që drejtojnë partitë e ndryshme kanë ngelur akoma në taktikat e viteve ’90, hip mbi makina, blloko një projekt, digj goma, ngre gishta e tund flamurë.”