Zbardhen DISKUTIMET/ Takim “kokë më kokë” me Begajn për zgjedhjet, Alibeaj: I kërkova…

Takimi midis kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt dhe Presidentit të Republikës, Bajrajm Begajt në kuadër të diskutimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2023 ka përfunduar pasditen e kësaj të mërkure.

Pas mbylljes së mbledhjes, Alibeaj theksoi se ia bëri me dije kreut të shtetit që për zgjedhjet e ardhshme vendore, ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit dhe se do duhet të jetë një datë sa më herë brenda kësaj periudhe.

Gjithashtu, Alibeaj zbuloi se i ka kërkuar presidentit që të mos bëhet pengesë përsa i përket miratimit të reformës territoriale.

“Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herë Brenda kësaj periudhe. Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë. I kërkova se momentin kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale”, theksoi Alibeaj ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT