Spiuni britanik u gjet i vdekur brenda valixhes/ Deputeti shprehet i bindur: Është dora e Putin

Një ish-deputet pretendon se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e një spiuni britanik, eshtrat e të cilit u gjetën në një çantë të mbyllur.
Gareth Williams, i lindur në Anglesey, ishte një anëtar i GCHQ, agjencisë së përgjimit të Mbretërisë së Bashkuar, por ishte i dërguar në MI6 për të hetuar korrupsionin financiar që përfshinte Rusinë, kur trupi i tij në dekompozim u gjet në çantë në banjën e banesës së tij në Londër në vitin 2010.
Ndërsa vdekja e tij u konsiderua “një vrasje e paligjshme nga person ose persona të panjohur”, ish-deputeti liberal-demokrat Norman Baker dhe ish-majori i KGB-së Boris Karpichkov, i cili iku në Britani në vitin 1998, pohoi në podcast-in Man in a Bag se Kremlini qëndron prapa.
“Më gjeni, dikë që mund t’ju bindë se Gareth Williams shkoi në banjën e tij, mbylli derën, fiku dritat, e futi veten në një çantë,” tha Baker për WalesOnline.
“Ideja që Gareth Williams kishte vdekur i vetëm ishte thjesht e pamundur. Para së gjithash, trupi i tij u gjet në një dollap me zinxhir të mbyllur nga jashtë.