PES i anuloi kërkesën për në Kongres, Partia e Lirisë tenton ta përgënjeshtrojë por del blof (FAKSIMILE)

Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është “mbyllur dera” për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Meta është njoftuar me anë të një emaili në mënyrë zyrtare, se nuk mund të marrë pjesë në kongres. Kjo për shkak të aleancës së tij me Sali Berishën, meqë ky i fundit është shpallur Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.

“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.

Nga faksimilen e botuar shihet vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected]. Në foto nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera.)

Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)

Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri.

Metës i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e PSE-së! Ja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT