Debatet/ Spaho: Meshkujt ndahen në burra, gjysmëburra, burrecë dhe…”. Reagon Ilir Metaj: Ai që citove, është mafioz

Gjatë seancës së sotme parlamentare, pati një replikë të deputetit të PS, Ilir Metaj me deputetin e PD Edmond Spaho.

Në fjalën e tij, për të reaguar ndaj një insinuate që iu bë si bashkëpunëtor i ish- Sigurimit të Shtetit, midis të tjerash, Spaho, tha:

“ …një burrë i nderuar ka thënë se meshkujt ndahen në burra, gjysmëburra, burrecë dhe një kategori e fundit më keq se kaq…”

Pasi deputeti Spaho mbaroi fjalën, ka reaguar menjëherë deputeti Ilir Metaj:

“I kërkoj zotit parafolësit të kërkojë menjëherë falje, që përdori atë foltore për të përhapur si shembull fjalët e një mafiozi.

Sepse shprehjen që iu referove, zoti parafolës, “…ndahen në burra, gjysmëburra, burrecë dhe kuakuarakua”, nuk e ka thënë ndonjë burrë i nderuar sikurse ti the, por mafiozi i quajtur Mariano, që është personazhi kapoklan i një romani të Leonardo Scascia.

Nëse mendove të shpëtoje veten nga hija e akuzës që t’u bë, të siguroj që fjalët që përdore ishin zgjedhje e gabuar dhe lanë rrugë për të kundërtën.”

Reagimi i Edmond Spahos ishte vetëm një shikim i përhumbur dhe heshtje./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT