Pretendenti për fron publikon pamjet e vilës së Shirokës: Familja Mbretërore po vijon procedurat për të ripërfituar pronën

Princ Leka ka shpërndarë pamjet nga vila e Shirokës, e cila ndodhet buzë liqenit të Shkodrës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se gjatë periudhës komuniste, Shkodra e ruajti me fanatizëm këtë simbol të Mbretërisë.
Princ Leka bën me dije se Familja Mbretërore po vazhdon të proçedojë konform ligjeve dhe standardeve të njohura të “shenjtërisë së pronës private”, për të ripërfituar të drejtat pronësore.
Postimi i plotë i Princ Lekës:
Vila e Shirokës ndodhet buzë liqenit të Shkodrës.Qyteti i demokracisë e ruajti me fanatizëm këtë simbol të Mbretërisë edhe gjatë diktaturës komuniste.Në vitin e mbrapshtë 1997 vila e bukur e Shirokës u bë pre e vandalizmave që përfshinë te gjithë vendin. Megjithatë kjo vilë sot është një nga destinacionet turistike të zonës.
Familja Mbretërore vazhdon të proçedojë konform ligjeve dhe standardeve të njohura të “shenjtërisë së pronës private”, për të ripërfituar të drejtat pronësore.
VIDEO NGA TERENC PEPA: