Shkencëtarët kinezë zbulojnë në Hënë mineralin e veçantë: Është karburanti i së ardhmes

Kina ka zbuluar në Hënë një mineral të ri që përmban një izotop që konsiderohet si karburanti i së ardhmes. Me ndihmën e rrezeve X, shkencëtarët nga Instituti i Gjeologjisë në Pekin gjetën bazalt hënor në grimcat e mbledhura në Hënë. Pas zbulimit, studiuesit vendosën ta quajnë atë Changesit-(Y) për nder të perëndeshës kineze të hënës.

Chang’e 5 u ul në hënë në tetor 2020, teksa mostrat e pluhurit hënor u mblodhën për herë të parë në gjysmë shekulli. Shkencëtarët njoftuan se gjithsej janë 1.73 kilogramë mostra mes tyre kristale jashtëzakonisht të vogla të mineralit që përmbajnë helium-3 ( 3 He), një izotop që konsiderohet si lëndë djegëse ideale për reaktorët e shkrirjes. Prania e këtij minerali, sipas shkencëtarëve, tregon se në Hënë ka karburant.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT